AKTUALE

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Në moshën 83 sot ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës në sistemin shumë partiak, Shaqir Aliti.

Aliti u lind më 14 gusht të vitit 1941 në fshatin Gllogjë të rrethinës së Tetovës.

Ai në vitin 1991 pas pavarësisë së vendit nga Jugosllavia, mori pjesë në zgjedhje për komunën e Tetovës ku fitoi. Në postin e të parit të Tetovës qëndroi deri në vitin 1997.

Varrimi i tij do të bëhet nesër ( e premte 29 mars) pas namazit të xhumasë në fshatin Gllogjë.

Banner

Related posts

Marshi i 17 shkurtit – “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Gjyla Halili

Iljaz Veseli ndan 14 vendime pune për të punësuarit në arsim në Saraj

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE në mbledhje të organeve më të larta partiake do t’i konfirmojë listat për deputetë

Gjyla Halili