AKTUALE

“Frontit Europian” iu bashkua edhe Unioni i Romëve, Ahmeti shtrëngoi duart me Osmanovskën

Banner

Frontit Evropian të udhëhequr nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti iu bashkua edhe Unioni i Romëve. Kryetarja e këtij subjekti, Fatma Osmanovska tha se me BDI-në ndajnë të njëjtat vlera, ideologji dhe vizione.

“Në cilin front të rreshtohemi komuniteti rom nëse jo në Frontin Evropian? Cilët partnerë duhet t’i zgjedh bashkësia rome nëse jo ata me të cilët ndajnë vizionin, ideologjinë dhe qëllimet e njëjta dhe ajo është jetë e barabartë dhe të dinjitetshme në Bashkimin Evropian”, deklaroi Fatma Osmanovska, Kryetare e Unionit të Romëve.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se në mandatin e ardhshëm për herë të parë do të ketë një deputete rome. Ai shtoi gjithashtu se gjatë përpilimit të Marrëveshjes së Ohrit aso kohe kishte përfaqësuar edhe romët, boshnjakët, turqit, serbët dhe vllehtë në negociata.

“BDI do të bëjë edhe të pamundurën por në këtë mandat duhet të ketë deputete rome dhe ajo do të jetë Fatimja”, tha Ali Ahemti, Kryetar i BDI-së.

Paraprakisht Frontit Evropian të Ahmetit iu bashkuan Skender Rexhepi me Lëvizjen Populli, Menduh Thaçi me PDSH-në, Arjanit Hoxha me PDE-në dhe Bejxhan Ilias nga Paria Demokratike Turke.

Banner

Related posts

Komuna e Drenasit zyrtarisht bëhet pjesë e organizatës “Mayors for Peace”

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MERR PJESË NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË KËSHILLIT EDUKATIVO-ARSIMOR NË MEDRESENË “ISA BEU”

Gjyla Halili

ISHP: Në një javë, numri i të infektuarve me kollën së keqe është rritur me 21%

Gjyla Halili