AKTUALE

Kurto Dudush: Romët më kërkuan ta shohin Ali Ahmetin, të dëgjojnë nga vet ai për premtimet

Banner


Kryetari i komunës së Shutkës, Kurto Dudush nga radhët e Unionit Romë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me BDI-në për bashkëngjitje në Frontin Europian, tha se qytetarët romë kanë kërkuar që të dëgjojnë nga vetë Ali Ahmeti premtimet, shkruan TV21. Dudush tha se romët nuk e kanë shfrytëzuar Marrëveshjen e Ohrit për barazi në RMV.

“Të gjithë kanë dashur që Ali Ahmeti të vijë këtu dhe nga ai personalisht të dëgjojnë që do të qëndrojmë prapa asaj për të cilën do të merremi vesh. Unë jam i lumtur që kjo kjo po ndodhë në kohën tonë, në kohën time, në kohën tonë. Më vjen keq që politikanët e tjerë romë nuk e njohën këtë mundësi që të shfrytëzohet Marrëveshja e Ohrit, ashtu siç e shfrytëzuan vëllezërit shqiptarë, që sot të jenë popull i barabartë me maqedonasit”, tha Dudush.

Banner

Related posts

Mobilizim i fuqishëm i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Gazi Babë, zyrtarizohet nëndega “Teli”

Gjyla Halili

Haradinaj: Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare

Gjyla Halili

30,02 % dalje e votuesve në Kërçovë deri ora 15:00

Gjyla Halili