AKTUALE

Sela: Mandatet e ASH-së do të rriten me “Frontin Europian”

Pasi Kuvendi vendosi që ASH-krahu i Selës të bëhet pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela nga kjo parti tha se përmes koalicionit ASH pretendon të marrë minimum 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Sela tha se ka sinjale që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

“Mandatet e Aleancës për Shqiptarët do të rriten edhe rezultat i zgjedhjeve, por unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër oferta është që minimumi, ASH do të ketë grup parlamentar si rezultat i zgjedhjeve të cilat do të ndodhin. Nuk kemi diskutuar edhe për zgjedhjet lokale, kemi diskutuar për zgjedhjet parlamentare, listat e përbashkëta në kuadër të Frontit Europian dhe natyrisht që sinjalet janë që ia vlen të diskutohet një bashkëpunim i tillë edhe për zgjedhjet lokale por sot nuk ishte objekt diskutimi”, tha mes tjerash Sela.

Banner

Related posts

“Të shkosh apo mos të shkosh në teatër?” Të jesh apo mos të jesh spektator? Nga Mimoza Kuchly

admin

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian thirrje që deputetët të nënshkruajnë kërkesën për krijimin e një Komisioni Mbikëqyrës Parlamentar

Gjyla Halili

Vazhdon debati për shkarkimin e Zëvendësministrave

admin