AKTUALE

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

Në organizim të Institutit për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar (ISOS) sot në Shkup do të mbahet konferenca rajonale: “Kontabiliteti në rajon – trendët, sfidat, standardet dhe perspektivat”. Kjo është konferencë e parë e këtij formati që mbahet në vendin tonë.

Në konferencën e cila do të mbahet nën moton “Besojmë në numrat” (In numbers we trust) pritet të marrin pjesë rreth 300 kontabilistë nga vendi, përfaqësues të organizatave profesionale të kontabilistëve dhe punonjës financiarë nga rajoni, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe kompanive të vendit si dhe ekspertë vendas, rajonal dhe ndërkombëtar të kësaj fushe.

Qëllimi kryesor i konferencës është të iniciohet debat që do të rrisë ndërgjegjësimin në shoqëri për situatën aktuale, sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit në vendin tonë, duke marrë parasysh përvojat e vendeve të rajonit, pikëpamjet e tyre dhe rekomandimet e ekspertëve si dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit të biznesit.

Në kuadër të konferencës është planifikuar të zhvillohen tre panel diskutime kushtuar rrugës drejt anëtarësimit në Federatën ndërkombëtare të kontabilistëve (IFAC), situatave dhe sfidave me të cilat përballet kontabiliteti në rajon, si dhe gjendjes dhe perspektivës aktuale për zhvillimin e mëtejshëm të profesionit të kontabilitetit në Maqedoni.

Konferencën do ta hapin: kryetarja e ISOS Vesna Prentoska, kryetari i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit – Goran Rafajlovski dhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

Banner

Related posts

Film dokumentar për Ermal Azirin. Rrëfim për jetën, sfidat dhe forcën për të vazhduar

Gjyla Halili

Nicholas Sinishtaj:Qytetarët e Malësisë të bashkuar drejt ardhmërisë,Malësia do të frymoj shqip

admin

Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin! VLEN ende s’ka vendim se si do të shkojë në zgjedhje

Gjyla Halili