Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtimit, edukimit dhe promovimit të vlerave ndërkombëtare ESTIMA dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot organizojnë tryezë të rrumbullakët të quajtur “Sa këndvështrime – aq besime”: kundërshtimi i propagandës së huaj dhe dezinformatat”.
Tryeza e rumbullakët në Klubin e deputetëve mbahet në kuadër të projektit “Kundërshtimi i propagandës së huaj dhe dezinformatave përmes përforcimit të kapacitetit të mediave dhe gazetarëve”, i cili financiarisht është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi, siç theksojnë organizatorët, është mbështetje e mediumeve dhe gazetarëve në ballafaqimin me dezinformatat e huaja, mbrojtjen e hapësirës mediatike të Maqedonisë nga propaganda e huaj autoritare, si dhe raportimi për përmbajtjet e kontrolluara dhe të sigurta të cilat mund t’u ndihmojnë qytetarëve të ndërtojnë një mendim të besueshëm.
Tryeza e rrumbullakët do të ndahet në dy vepra tematike. Në pjesën e parë do të dëgjohen mendimet e gazetarëve të shquar rreth asaj se sa opinioni i Maqedonisë është ekspozuar në propagandë të huaj dhe shembuj adekuat për atë nga një sërë sferash sociale, ndërsa sërish në pjesën e dytë pikëpamjet e tyre për porozitetin dhe mënyrat e ballafaqimit do t’i japin përfaqësuesit e shkencës dhe shoqërisë civile.