AKTUALE

SHBA/ 22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në Illinois, 4 të vdekur


Katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës, raporton CNN.

Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar i ngjarjes, një 22 vjeçar, është arrestuar nga policia.
Pesë persona u plagosën në qytetin Rockford dhe dy persona u plagosën në ëinnebago, tha zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb për CNN.

Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.

Banner

Related posts

Fronti Europian: Shërbetorët e VMRO-së hoqën çdo gjë kombëtare dhe sollën Ivan Stoilkoviqin

Gjyla Halili

Pasholli: Koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM propozon shuarjen e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

Gjyla Halili

Drejtori i fabrikës Freesia by Golden Eagle Foundation, Endrit Rexhaj, vizitoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë

Gjyla Halili