Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme njëherit edhe kandidat për president, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Fatmir Besimit ministër i Financave nga Sekretariati për çështje Ekonomike dhe Financa sot kanë realizuar takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra dhe anëtarët e këshillit drejtues të Odës.
Ministri Bekteshi pas takimit theksoi se nga platforma e Odës një pjesë e konsiderueshme e pikave do t’i dërgohen në Sekretariatit për çështje Ekonomike dhe Financa që të inkorporohen ne programin politik me të cilën do të garojë Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Bashkë me kandidatin për president Bujar Osmani dhe ministrin e Financave dhe njëkohësisht edhe anëtarë i kryesisë qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Besimi dëgjuam propozimet, sugjerimet konkrete por edhe analizuan së bashku platformën e përgatitura nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore dhe lirisht mund të them se një pjesë e konsiderueshme e tyre do t’i dërgohen Sekretariatit për çështje Ekonomike dhe Financa në kuadër të partisë që të inkorporohen në politikat programore me të cilat do të garojë “Fronti për Europë” i cili drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri Bekteshi gjithashtu theksoi se shumë i rëndësishëm është rritja e standardit të qytetarëve, si dhe qëllimi kryesor është që sektori i Biznesit të jetë konkurues me bizneset e rajonit si dhe në nivel evropian për kompanitë të cilat janë të orientuara nga eksporti. Bekteshi shtoi se me shumë kujdes do të shqyrtohen kërkesat të cilat dalin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore.
“Fushat të rëndësishme edhe këtu me të vërtetë ndjehem edhe krenar me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, pasi që propozimet kanë të bëjnë me rritjen e standardit jetësor të qytetarëve edhe pse e mbrojnë interesin e sektorit të biznesit, por kujdesen edhe për standardin e të punësuarve në sektorin privat dhe publik. Kërkesa e drejtpërdrejt e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore ka të bëjë me rritjen e pagave në sektorin privat, duke filluar nga rritja e pagës minimale, e cila kërkesë me seriozitetin më të madh po shqyrtohet nga Sekretariati jonë për tu përfshirë në programin me të cilin do të garojmë në zgjedhje. Kërkesë tjetër e veçantë e Odës ka të bëjë me lehtësimin e të dhënave të kontributeve me të vetmin qëllim që sektori i biznesit të mbetet konkurse në rajon, në nivel europian apo global”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.