AKTUALE

Thaçi shkon në konak të Ali Ahmetit në Reçicë

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot i ka shkuar në konak Ali Ahmetit në Reçicë të Vogël që ka sigurar një fotografi portali TS.

Nuk dihet se cila është aryeja e takimit në zyrat e BDi-së mes Thaçit dhe Ahmetit, por këto takime publike mes dy liderëve më të ashpër ndaj njëri tjetrit kanë nisur pas zyrtarizimit të koalicionit të përbashkët për Frontin Evropian.

Ndryshe Ali Ahmeti si nismëtar i Frontit Evropian sot ka nënshkruar me partinë turke dhe nesër pritet të nënshkruaj me partinë rome dhe në fund do të nënshkruaj me ASh-në e Ziadin Selës dhe do të përmbyllet blloku i quajtur Fronti Evropian kundër VLEN.

Nga ana tjetër zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 24 Prill ndërsa ata parlamentare me 8 Maj./TS/

Banner

Related posts

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues

Gjyla Halili

Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në javën e saj të fundit

Gjyla Halili

Diaspora shqiptare në Miçigen mbështet protestuesit e Malësisë kundër deponisë së Podgoricës

Gjyla Halili