AKTUALE

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Banner

Presidenti Stevo Pendarovski sot është takuar me pjesëmarrësit e Programit për hulumtim të politikave rinore dhe arsimore në Forumin arsimor rinor (FAR).

Siç informon Kabineti i presidentit, të rinjtë nga Shqipëria, Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut folën për aktivitetet dhe fushat në të cilat i drejtojnë kapacitetet e tyre në kuadër të programit rajonal të lëvizshmërisë për studiues dhe aktivistë të rinj, të cilin Forumi arsimor rinor e organizon në partneritet me Qendrën për shkenca dhe inovacioni për zhvillim nga Shqipëria dhe Nisma rinore për të drejtat e njeriut nga Serbia.

Bashkëbiseduesit e njoftuan presidentin edhe për mënyrën e realizimit të programit që zhvillohet në të tre vendet dhe mbulon pesë tema të ndryshme: bashkëpunimi rajonal, pjesëmarrja e të rinjve, ikja e trurit dhe edukimi, papunësia e të rinjve dhe aksioni i të rinjve drejt tranzicionit të dyfishtë: digjital dhe të gjelbër.

Në kontekst të nevojës për krijimin e politikave të qëndrueshme rinore, presidenti Pendarovski e theksoi kontributin e të rinjve me mendimin e tyre kritik, si një nga parakushtet kryesore për demokratizim dhe procese pozitive në çdo shoqëri.

Vizitorët patën mundësinë të njihen me funksionimin e institucionit, aktivitetet presidenciale dhe kompetencat kushtetuese. Ata i vizituan edhe ambientet ku zhvillohen punimet e presidentit dhe takimet zyrtare, konferencat për shtyp, manifestimet dhe solemnitetet, si dhe diptiku “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi që kujton” vepër e Gligor Çemerskit.

Banner

Related posts

Aksident në Itali, humbin jetën 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

admin

DASH: Kërcënimi për sulme terroriste në RMV – ”mesatarisht i lartë”

admin

NANA STANË BËHET EDHE SIMBOLIKA E NËNË SHQIPËRISË

Gjyla Halili