AKTUALE

Boshkoski: Koalicioni me OBRM-PDUKM-në është për arsye ideologjike, nuk më ka lënë anash asnjë regjim

Pas informacionit, që befasoi opinionin, se të Bashkuar për Maqedoninë e Ljube Boshkoskit do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, Boshkoski thotë se vendimi i tij, i cili ende nuk është përfundimtar, është për arsye krejtësisht ideologjike.

I pyetur nga “Fokus” për të sqaruar motivet e koalicionit me partinë, pasi akuzoi se për shkak të ish-liderëve të partisë ka përfunduar në burg, Boshkovski thotë:
Në vitin 2009 jam larguar nga OBRM-PDUKM, por ideologjia JO. E bëra këtë për shkak të sundimit totalitar të dy kushërinjve, Gruevskit dhe MijalLkovit, me të cilin nuk mund të pajtohesha si demokrat. Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë të politikave të tyre. Regjimi i Gruevskit dhe kushëririt të tij e arriti kulmin me montimin e rasteve “Fushata” dhe “Rover”, për të cilat kam kaluar vite në burg. Dhe po, pas gjithë kësaj, qytetarët me të drejtë do të pyesin veten se çfarë po kërkoj me OBRM-PDUKM-në?
Por dua t’ju kujtoj se që nga Jugosllavia, deri më tani, nuk më ka lënë anash asnjë regjim, si ai i kohës së Hari Kostovit për “vreshtat e Rashtanit”. Pra, nuk ka asnjë regjim që më kapërceu!”, thekson Boshkoski Mirëpo, siç thotë ai, pavarësisht gjithçkaje, ideologjia e tij është OBRM-PDUKM.

Banner

Related posts

GJUHA SHQIPE E KA ZOT POPULLIN SHQIPTAR, ME ALI AHMETIN NË BALLË

Gjyla Halili

Mexhiti takon strukturat e qendrës së votimit 7 Marsi: Fryma e fitores ja Vlen, bashkërisht që fitoren ta bëjmë historike

Gjyla Halili

Vankovska nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit” e filloi fushatën e saj për presidente

Gjyla Halili