AKTUALE

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Banner

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 51 vjeçarin N.E. nga Tetova i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.

Pas arrestimit ai u dërgua në burg për vuajtje të dënimit.

“Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësorë, kanë arrestuar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale ‘prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve’, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal”.

“Menjëherë pas kësaj, personi është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Banner

Related posts

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Haradinaj shqiptarëve në Mal të Zi: Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shtëpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë

admin

Mexhiti, Koxhaxhiku dhe Rexhepi të pavarur/ Xhaferi: Duhet të jeni 5 deputetë për të formuar grup parlamentar

admin