AKTUALE

Siljanoska-Davkova nuk është kandidate jopartiake, por është kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së, thonë nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit

Nga ekipi zgjedhor i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, i cili është shefi aktual i shtetit sot përmes një komunikate theksojnë se dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve ka treguar dy gjëra, se kandidatja Gordana Siljanoska Davkova nuk është kandidate jopartiake, por kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së dhe se Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët me orë kanë pritur për t’u nënshkruar.

“Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE është kandidatja e vetme për kryetare të shtetit, e cila me kandidaturën e saj në vend të nënshkrimeve të nevojshme qytetare ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Vetëm dy javë më parë VMRO-DPMNE mburrej se për Gordana Siljanovska Davkovën kanë nënshkruar më së shumti qytetarë, janë përmendur shifra prej 20.000, 25.000 nënshkrime e edhe më shumë. Por në fund, kandidatura e Siljanovska Davkovës u mbështet vetëm me tridhjetë nënshkrime të deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatë.

Banner

Related posts

Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve

Gjyla Halili

Sipas informatave të para, janë arrestuar 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.

Gjyla Halili

Drejtori i MEPSO Burim Latifi avanson në pozita udhëheqëse dy shqiptarë që shkollimin e kanë kryer me mesatare 10.00

Gjyla Halili