AKTUALE

Licenca për prodhimtari të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme

Banner

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE) në shkurt ka dhënë licenca për prodhimtari të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me fuqi të instaluar prej  29,16 megavatë, me çka fuqia e përgjithshme e instaluar për dy vjet e dy muaj arrit mbi 616 megavatë.

Siç bëri të ditur KRRE, kryetari i Komisionit Marko Bislimoski deklaroi se licenca për investime të reja energjetike në kapacitete me fuqi të përgjithshme të instaluar prej mbi gjysmë GW (616 MW) janë dhënë, të ndërtuara dhe lëshuar në përdorim për 26 muaj.

“Si krahasim një bllok i KME Manastir është me kapacitet të instaluar prej  233 MW, ndërsa Osllomej është 125 MW prej ku prodhohet rrymë nga qymuri, ato janë kapacitete të cilat janë ndërtuar me vite dhe definohen si shtyllë në pavarësinë energjetike. Sot, për dy vjet dhe dy muaj, janë ndërtuar dhe lëshuar në rrjet kapacitete të reja energjetike me fuqi të instaluar prej  616,42 MW që prodhojnë rrymë kryesisht nga dielli, por ka edhe nga era, uji dhe biomasa. Nëse bëni krahasim sot kemi një KME të re të realizuar, ose tre TEC të reja Osllomej – dhe pikërisht për këtë tranzicioni energjetik nuk është temë e diskutimit por ai është realitet”, deklaroi Bislimoski.

Kapacitetet e reja energjetike me fuqi të instaluar prej 616,42 MW që prodhojnë rrymë nga burime të rinovueshme, thekson KRRE, janë të mjaftueshme për nevojat e  194,5 mijë amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti në iftar me shoqatat artistike, bjeshkatare, sportistëve

Gjyla Halili

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Sulmi ndaj të rinjve shqiptarë në Tetovë është akt barbar dhe skenar i pushtetit për tensione ndëretnike

Gjyla Halili