AKTUALE

Demiri: Spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh dhe staf mjekësor, se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë drejtor.

Demiri në një intervistë për “Fokus” tha se zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.

“Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi.

Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër dhe në nivel shtetëror kishte mijëra persona në nevojë për kujdes shëndetësor. Kjo duhet rregulluar. Çdo vendbanim që ka një institucion publik shëndetësor duhet të përgatitet me të gjitha kushtet për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët”, tha Demiri.

Ai tha se është fakt se ka mungesë të madhe të stafit.

“Kaluam një periudhë në të cilën për shumë vite nuk kishte specializime të reja. Unë shpesh them: “Mund të blesh çdo gjë, vetëm personeli mjekësor është më i vështiri për tu blerë”.

Dy gjëra janë shumë të vështira për t’u arritur. Njëra është ndryshimi i mentalitetit të popullatës së përgjithshme, që ata të dinë të vlerësojnë institucionin e spitalit dhe punonjësit dhe e dyta është krijimi i një stafi mjekësor të mirë dhe profesional”, shtoi Demiri.

Related posts

Taravari përshëndet marveshjen Kosovë-Sërbi: Qoftë kjo Marrëveshje fillimi i një rruge paqeje

admin

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Gjyla Halili

Azgan Haklaj: Ja si po orientohet VOTA shqiptare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut!

Gjyla Halili