AKTUALE

Lajm i mirë për kreditë, ja kur pritet ulja e normës së interesit?

Anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Pablo Hernandez de Cos tha se në qershor të këtij viti pret një ulje të normës së interesit të kredive, nëse inflacioni vazhdon të bjerë me ritmin aktual.

“Njoftimi i javës së kaluar se arritëm objektivin tonë për ta çuar inflacionin në 2 për qind është në përputhje me një ulje të pashmangshme të normave të interesit, që ndoshta mund të ndodhë në qershor”, tha Hernandez de Cos, i cili është edhe guvernatori i Bankës së Spanjës.

Më pas, ulja e parë e normës mund të vijë nëse parashikimet kryesore vazhdojnë të përmbushin objektivat në muajt e ardhshëm, tha ai në një intervistë me revistën “El Periodico”.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha në fillim të këtij muaji se kishte një ngadalësim të caktuar të çmimeve të konsumit, por ajo nuk ishte mjaft e sigurt për të njoftuar lehtësimin monetar.

Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues të BQE-së po përmendin më shpesh mundësinë e uljes së normave të interesit dhe njëri prej tyre, Yanis Stournaras, kërkon edhe dy ulje para pushimit të rregullt vjetor në gusht.

Banner

Related posts

LDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Kurti të raportojë në Kuvend para takimit me Vuçiqin

admin

Vendosen bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë të cilët i largoi Hazbi Lika në 2007

Gjyla Halili

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗞ë𝗿ç𝗼𝘃ë𝘀-𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗺ë 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗻ë 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗷𝘂𝗴𝗽𝗲𝗿ë𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗱ë𝗿 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻ë 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗻ë 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁!

Gjyla Halili