Temperaturë më e ulët prej 0 gradë Celsius sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit. Pastaj vijojnë Llazaropole me 1 gradë, 3 në Hanet e Mavrovës, 4 në Berovë, Krushevë, 5 Pretor, 6 Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Gjevgjeli, 7 Prilep, 8 Tetovë, Demir Kapi, Vinicë, Strumicë, 9 në Shkup-Petrovec, Shtip, Veles, Kavadar dhe 10 gradë në Shkup – Zajçev Rid dhe në Dojran.
Më së shumti shi për 24 orët e kaluara deri në orën 7 ka në Kriva Pallankë – 5 l/m2, si dhe në Ohër, Pretor dhe Llazaropolë ku është matur 1 l/m2…
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Në malet më të larta në veriperëndim reshjet do të jenë të borës së lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Në fund të ditës reshjet do të ndalen, ndërsa vranësira do të ulet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 12 gradë.