AKTUALE

Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset sinjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024, njoftojnë nga LAMM.

Banner

Related posts

Mexhiti: Ne jemi zgjedhur nga Kongresi dhe vetëm ai mund të na shkarkojë

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 24 gradë

Gjyla Halili

“Brenga” bëhet pjesë e Panairit të Librit “Presheva 2026″/ Pashko Camaj: Me kënaqësi pres vizitën time të parë në Preshevë

Gjyla Halili