AKTUALE

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Pa energji elektrike sot prej orës 9 deri në orën 12 do të mbeten një pjesë e banorëve në hyrje të fshatit Krushopek, ndërsa prej orës 10 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “4” në Saraj.

Në periudhën kohore prej orës 8:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Brigada Maqedonase – Kosovare”, “Nikolla Malesheski” dhe një pjesë e rrugës “Xhon Kenedi” nr. 27 në komunën Çair.

Pa rrymë sot prej orës 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e rrugëve “2” dhe “10” në Lisiçen e Poshtme, komuna Aerodrom.

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Banner

Related posts

Kryetari Fatmir Dehari pret profesorët e Universitetit të Tetovës, vlerëson kontributin e çmuar të tyre

Gjyla Halili

Ditë e Hapur në Paralelen e Shtrirë të Vajzave në Medresenë në Gostivar: Arsim Modern me Vlera Fetare dhe Kombëtare

Gjyla Halili

Asgjë nga kompania e Lazim Destanit për makinat elektrike “e.GO”, anulohet marrëveshja

Gjyla Halili