SHQIPËRI

Kulluri: Ramës i duhet Sali Berisha sepse me faktorizimin e tij, PD-ja nuk bashkohet dot

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, deklaroi në “Ekspres” e cilëson marrëveshjen e mazhorancës dhe Rithemelimit si pazare të Edi Ramës me Sali Berishën.

Ai thotë se të dy tashmë janë ulur në një tryezë sepse të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin. Sipas Kullurit Edi Rama faktorizon Sali Berishën sepse e ka të qartë që kjo është mënyra e vetme që opozita të mos bashkohet, ndërsa Berisha thjesht do të faktorizohet.

“Ramës i duhet Sali Berisha sepse me faktorizimin e Sali Berishës, PD-ja nuk bashkohet dot më. Berisha për hire të karriges së vetë nuk e ka problem fare nëse nuk vjen opozita në pushtet”.

Por sipas tij, humbësit janë shqiptarët dhe nuk është Partia Demokratike. Nëse ata vazhdojnë me këtë linjë dhe kërcënohet në mënyrë të drejtpërdrejtë një reformë elektorale me lista të hapura, votim elektronik, barazinë e votës dhe votën e emigranteve.

“Unë besoj se ka pasur një marrëveshje dhe thelbi i saj është kthimi i Berishës në tryezën politike prej kryeministrit Rama. Rama mund të thotë çfarë të dojë, Sali Berisha mund të thotë çfarë të dojë, Gazment Bardhi po ashtu, por PD zyrtare kështu e konsiderojmë këtë marrëveshje. Ky është një faull i rënë i kryeministrit Rama , për sa kohë që ka mbajtur një qëndrim të qartë për statusin non-grata të Sali Berishës ku dhe ka deklaruar se nuk do ti nënshtrohemi shantazhit dhe zhurmës të Rithemelimit” tha ai.

Por më shqetësuesja nuk është faktorizimi që i bënë Sali Berishës, vazhdon Kulluri, por kjo përkon dhe me një qëndrim dhe retorik të ashpër, të pazakonta deri para një muaj të kryeministrit Rama me SPAK dhe BKH.

“Janë dy deklarata që një ka ndodhur dje në Asamble të PS-së, ku Rama e shfaqi hapur tonet mos miratuese ndaj SPAK , apo sulmeve verbale duke thënë që po sulmohet sovrani. Së pari duhet të them që ky parlament nuk përfaqëson sovranin popullor por ky parlament përfaqëson listat e mbyllura dhe emërimet e kryetarëve të partive” u shpreh ai.

Megjithatë Kulluri thotë se nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka amnistuar non-gratën. Sipas tij, kjo marrëveshje është në funksion të fitores së Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Së dyti, vijon Kulluri, “Rama ka bërë deklarata dhe ndaj BKH-së ku tha se nuk më pëlqen sjellja e saj kundrejt Institucioneve. Mendohet që mund të ketë pasur dhe incident e stafit të kryeministrit dhe BKH-së një muaj më parë, por është një lajm që duhet të konfirmohet pavarësisht se unë e kam me burime”.

“Rëndësi ka që Rama është ulur me Sali Berishën nëpërmjet fytyrës së Gazment Bardhit dhe vetë ai ndihet nervoz me organet e drejtësisë që po luftojnë korrupsionin në nivele të larta” tha ndër të tjera Kulluri.

Related posts

“Shqipëria 2030”/ Rama pjesë e seminarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë

admin

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së Erdogan

admin

E premte tragjike në Shqipëri, 9 viktima brenda një dite

admin