SHQIPËRI

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, çfarë do të diskutohet dhe porositë që pritet tu japë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e kësaj të marte drejtuesit politik në qarqe në selinë e PS.

Në fokus të diskutimeve të mbledhjes që do të fillojë që prej orës 09:00, do të jetë rienergjizimi i partisë.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.

PS ka vendosur prioritet 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin

Related posts

Shqipëria, vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar

Gjyla Halili

Kaosi në Kuvend, dënohet përsëri Sali Berisha dhe tre deputetë demokratë

admin

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit

admin