AKTUALESHQIPËRI

Hetimi për koncesionin e sterilizimit/ SPAK i komunikon akuzën ish-ministrit Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhatit, ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.

Banner

Related posts

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë

admin

SPAK merr në pyetje Gjiknurin/ Dosja hetimore për “Abuzimet me fondet në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan”

admin

Mërgimtari në takimin me Bajram Rexhepi: Nuk do të vij më në vendlindje deri sa të kthehet Ali Ahmeti në qeveri

Gjyla Halili