Një vit nga ngjarja e madhe dhe nga pamjet e mengjesit të 18 Marsit 2023, në Ohër!
Ishin ato pamjet madhështore dhe ato do të mbeten pamje historike, për të cilat do të shkruhen dhjetra, qindra e mijëra faqe!
Udhëheqësi i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti, i doli dhe e priti në Ohër, vëllaun e Tij, Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti!
Momente të atilla të fotove, videove dhe pamjeve epike, të takimit të udhëheqësve popullor, të një gjaku e të një gjuhe, të një pooulli e të një kombi, pritja dhe përqafimi vëllazëror, historia lavdimadhe e popullit shqiptar, do t’i mbajë të pashlyera në memorien e faqeve të saja të lavdishme!
Atë ditë i tërë kombi shqiptar, por edhe i tërë planeti i diplomacisë njerëzore ishte i fokusuar në Qytetin Ohërit, aty ku do të zhvillohej dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi!
Pritja që iu bë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, përshëndetja e ngrohtë dhe vëllazërore, kuvendimi i Tyre, sikur dikur i burrave të mëdhenj të kombit të periudhës skenderbegiane, përbëjnë prototipin e fotografive më të arrira të shekullit të ri shqiptar, sepse ato fotografi që u shpërndanë e që e pushtuan tërë botën, përquan mesazhin e madh të parë dhe unik, për unitet të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të zi e në Luginë të Preshevës!
Nuk është e ditur mjaft por duhet të dihet, se Ish – Kryeqyteti i Bullgarisë, Qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut, më 18 Mars të vitit 2023 ishte arena e madhe gladiatore ndërkombëtare e Kosovës dhe Serbisë, që për një çast e kishte lënë nën hije edhe luftën Rusi-Ukrainë!
Pas përfundimit të takimit në mengjes kokë me kokë me Udhëheqësin e popullit shqiptar, me vëllaun e Tij Ali Ahmetin, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, e kishte marrë mbështetjen e Tij 100% vëllazërore, por edhe bashkë me mbështetjen e kishte marrë mesazhin e madh e historik, Albin:
“…Dëgjoje Ameriken, se Amerika kurdoherë që na ka përkrahur, gjithmonë mirë na ka dalur, si popull e si komb…”!
Pritja që i rezervoi në Ohër Ali Ahmeti, bashkë me Ministrin e Jashtëm Bujar Osmanin, për Kryeministrin Albin Kurti dhe për Kosovën, paraqet një eveniment të madh historik!
Qëndrimi i Ali Ahmetit tërë ditën në Ohër, në ambientet ku u zhvillua dialogu Kosovë – Serbi, intervistat e Tij të shumta, për agjensitë e mëdha e të ndryshme botërore të lajmeve në mbeshtetje e në përkrahje të delegacionit të Kosovës, që kryesohej nga Kryeministri i Kurti dhe në fund në orët e vona të mbrëmjes prezenca e Tij, gjatë Konferencësbpër shtyp të Kryeministrit Kurti dhe konfirmimit të rezultateve të bisedimeve dhe arritja e marrveshjes, ishte edhe maratona embrionale e udhëheqjës së të mdhenjëve!
Koha po dëshmon se të tilla pamje sikur takimi Ali Ahmeti – Albin Kurti në Ohër, nuk i ofrohen shpesh historisë, ato janë e mbeten të rralla, por ato gjithmonë e ushqejnë të ardhmen e rrugës së ndritur të kombit tonë!
Të gjithë duhet ta dijnë, se Ali Ahmeti e Albin Kurti me takimin e tyre para fillimit të dialogut Kosovë – Serbi në Ohër, por edhe takimi i tyre i fundit në orët e vona në mbrënje, pas orës 24:00, bënë histori!
Prandaj të gjithë njerëzit e penës, të politikës e gazetarisë, të artit e të kulturës, të historisë, të shkencës por edhe të fushave tjera të ndryshme, duhet të shkruajnë për këtë eveniment të madh kombëtar e ndërkombëtar!
Ohri është lidhja e madhe në mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit!
Historia nuk mund të shlyhet, as nuk mund të ndryshohet!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Mars 2024!
previous post