AKTUALE

Sindikata e Inspektoratit të Arsimit: Në disa institucione arsimore punësohen persona të pakualifikuar në poste drejtuese

Drejtori i Inspektoratit Arsimor nuk është i përshtatshëm për këtë detyrë, thonë nga sindikata. Shtojnë se ai nuk i plotëson kriteret e kërkuara për këtë pozitë, sepse sipas ligjit duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune pedagogjike në edukim dhe arsim, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Antikorrupsioni. Kryetari i Sindikatës së pavarur të inspektoratit të arsimit Jovan Gjorgjievski, thotë se inspektorët që e kontrollojnë situatën me drejtorët e shkollave u kanë thënë që fillimisht ta rregullojnë situatën me drejtorin e tyre dhe pastaj të shkojmë tek ata.

“Drejtori që vjen në ISHA, siç publikoi Antikorrupsioni, pamë që nuk është adekuat për ato punë që i kryen. Se nuk i posedon një pjesë të kritereve të nevojshme, përkatësisht së paku 5 vjet përvojë pune që duhet t’i ketë në arsim, nuk i ka”, tha Jovan Gjorgjievski, sindikata e pavarur e ISHA.

Gjorgjievski paralajmëron se ditëve në vijim do të parashtrojnë denoncime deri te disa institucione shtetërore kompetente.

“Ne sot sollëm vendim që të informojmë të gjithë institucionet në shtet që do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre, kështu që do të shohim çka më pas. Ne si të punësuar në ISHA, që është inspektorat që kryen kontrolle për punën e institucioneve, ndërsa në terren nuk duam të jemi pjesë e cilësisë jo të mirë, jo profesionalizmit të gjithë atyre kuadrove”, pohoi Jovan Gjorgjievski, sindikata e pavarur e ISHA.

Përndryshe drejtor i ISHA-së është Halit Ferati, i cili u emërua në këtë pozitë pas hyrjes së ASH-së në Qeveri.

Banner

Related posts

Çairi miraton 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Gjyla Halili

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

Gjyla Halili

Lloga formon për herë të parë këshill ekspertësh, që do të monitorojë reformat në drejtësi

Gjyla Halili