AKTUALE

Bujar Osmani: Shqiptarët bashkëudhëheqin me shtetin, këtë arritje nuk mund ta nënçmojë askush

Ne jemi bërë një popull që udhëheq shtetin. Ne nuk jemi më një popull që ka përfaqësues në disa dikastere margjinale, të cilat vetëm përfaqësojnë interesat. Jo, ne shqiptarët sot bashkëudhëheqim shtetin, madje udhëheqim duke pasur parasysh se kemi Kryeministrin dhe kemi institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe këtë nuk mund ta nënçmosh, si arritje të jashtëzakonshme të shqiptarëve”.

Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin debativ “Politika”, kryediplomati Bujar Osmani. Ai insiston se duhet të ruajmë qartësinë strategjike, duhet të ruajmë kursin politik, duhet shqiptarët të ruajnë këtë kurs politik.

“Prandaj është kandidatura ime, kandidatura ime është para së gjithash për të dhënë mesazh se vitet e ardhshme janë vite kur Maqedonia e Veriut duhet të bëhet me Bashkimin Evropian. Ne nuk bëjmë këtu lojë politike, eksperiment politik, japim mesazhin se njeriu i cili i fillojë bisedimet me BE-në tani duhet ta rrumbullakon këtë proces nga pozita e Presidentit”, tha ministri Osmani.

VIDEO: https://www.facebook.com/TvGlobi/videos/809874

Banner

Related posts

Tolaj: Sedat Sylejmani – krekoset me ligjin që përgatiti Qeveria e kaluar

Gjyla Halili

Drejtori i shkollës shqipe Agron Dedivanaj: Fëmijët shqiptarë në Michigan po ruajnë gjuhën dhe kulturën kombëtare

Gjyla Halili

Flamuri valon, Malësia krenohet: Gjergj Prenkoçaj në ceremoninë e inagurimit të shtatores së Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

Gjyla Halili