AKTUALE

Hiseni: Më 24 prill dhe 8 maj “bixhozi” do t’i humb zgjedhjet, VLEN do të fitoj

VLEN hodhi poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e partisë pushtet, BDI-së drejtuar opozitës shqiptare për mos-mbështetje të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Vetëm në 100 ditët e fundit Artan Grubi përmes kurbanit të tij, Përparim bajrami po harxhon mbi 2.1 milionë euro para të qytetarëve për marketing dhe reklama të kazinove dhe lojrave të fatit nëpër mediat digjitale. Pra kjo qeveri e korruptuar në ikje nuk mendon për fushatat për sensibilizimin e qytetarëve, për lexim e arsim, për mbrojtje të shëndetit e sportit, për të mbrojtur shëndetin e për punësim, por mendon vetëm se si të nxis qytetarët për të luajtur sa më shumë kazino dhe lojëra të fatit. Rrjedhimisht hapet dyshimi mos vallë në këtë mënyrë pushteti aktual planifikon ta financoj makinerinë e tyre propagandistike me dhjetëra portale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit”, tha Fari Hiseni, VLEN.

Hiseni madje deklaroi se është non-sens të akuzosh opozitën për mos-mbështetje kur nga 64 deputetët që numëron shumica parlamentare, vetëm 51 votuan pro Ligjit për Lojërat e fatit.

“BDI përmes Arbër Ademit i cili si duket ka marr rolin e avokatit dhe zëdhënësit të lojërave të pista dhe kazinove paska akuzuar opozitën shqiptare për mos-votimin e Ligjit për lojërat e fatit…Sot nuk jemi këtu për të politizuar me BDI-në, drejtuesit e BDI-së vetë e kanë zgjedhur këtë rrugë të krimit dhe për këtë vendim dënimin do ta marrin nga qytetarët por edhe nga anëtarësia e BDI-së më 24 prill dhe më 8 maj…Është non-sens të akuzosh opozitën shqiptare për mospërkrahje kur nga 64 deputetët e kësaj qeverie pro kanë votuar vetëm 51 deputetë. Kjo është dëshmi e qartë që BDI dhe Kjo shumicë e kanë humbur busullën dhe se atyre tërësisht u ka rënë sistemi. Ne si opozitë jemi VLEN dhe VLEN-i është anti-bixhoz, ndërsa bixhozi është anti-VLEN. Por më 24 prill dhe 8 maj bixhozi do ti humb zgjedhjet, ndërsa VLEN do të fitoj”, tha Hiseni. /Alsat.mk

Related posts

Sela: Me vendimin e Gjykatës u ndërprenë qëllimet dashakeqe, secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin

Gjyla Halili

Kabineti i Pendarovskit: Gjendet zgjidhje për pagën e Presidentit për muajin janar

admin

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Gjyla Halili