AKTUALEBOTA

Më 15 mars 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – SHBA

Si sot, më 15 mars 1991, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA. Pas një shkëputjeje 52-vjeçare prej perëndimit, Shqipëria nënshkroi në Uashington, Memorandumin e Mirëkuptimit, që parashihte çeljen e ambasadës shqiptare përtej Atlantikut. Për këtë arsye, në organikën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shtoheshin 5 punonjës, një ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, dy diplomatë dhe dy punonjës teknikë (shifranti dhe shoferi).

Shpenzimet e nevojshme prej 270 mijë dollarësh për hapjen dhe funksionimin e ambasadës dhe për pajisjen e saj me autovetura dhe me orendi të ndryshme, duheshin përballuar brenda planit të miratuar për vitin 1991 (lexo dokumentin), shkruan Drejtoria e Arkivave. Ndërsa, ambasada e SHBA-së në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill të Ngarkuar me Punë “ad interim”. Hill u pasua nga ambasadori Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij qeverisë shqiptare më 21 dhjetor 1991.

Related posts

Rritje e ndjeshme ekonomike ne tremujorin e parë

Gjyla Halili

Bexheti: “Çairi nga Komunë e rregullt në Labirintin e betonit”

Gjyla Halili

Meta tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt, i përgjigjet Lame: Nuk regjistrove as Presidencën, ta kërkova, por refuzove! Thirrje edhe Begajt

admin