AKTUALE

Faton Ahmeti: Sellca si gjithmonë me dinjitet shënon “Pranverën e dinjitetit”



Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, njëherësh kryetar i BDI-së për Tetovën, ka njoftuar për takimin e madh të Sellcës, me ç’rast u shënua përvjetori i “Pranverës së dinjitetit”, ku ishin të pranishëm personalitetet më të larta të BDI-së, në krye me Ali Ahmetin, Talat Xhaferin, Hazbi Likën, Fazli Veliun dhe shumë qytetarë tjerë.


Z. Ahmeti ka deklaruar se “të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave dhe ne obligohemi që ta jetësojmë amanetin e tyre”.


Postimi i plotë i z. Ahmeti:


Në Sellcë të Tetovës, bashkë me Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, z. Ali Ahmeti, Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, z. Hazbi Lika, Kryetarin e SHVL-së, z. Fazli Veliu, ish-luftëtarë, bashkë partiakë dhe qytetarë, shënuam përvjetorin e “Pranverës së dinjitetit”, duke kujtuar të rënët për liri dhe sakrificat e shumta të banorëve të kësaj rrethine.
Nuk është shumë e largët koha kur djem e vajza kapën pushkët për të kërkuar lirinë dhe barazinë, duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë të tyre, jetën.
Të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave dhe ne obligohemi që ta jetësojmë amanetin e tyre.
Lavdi!

Related posts

Diell dhe temperatura të larta – pluhuri Saharian vazhdon të jetë i pranishëm

Gjyla Halili

Dekretimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, PDK: Presidentja dhe Qeveria shkelën për herë të dytë Kushtetutën

admin

Çka duhet ndryshuar në vitin 2025? – Qytetarët kërkojnë ulje të çmimeve

Gjyla Halili