AKTUALE

Këshilli komunal i Sarajit miratoi vendimin për themelimin e Shkollës Fillore në Kopanicë

Sot në mbledhjen e 23-të të këshillit komunal u miratua vendimi për themelimin e Shkollës Fillore Komunale në v.b Kopanicë, përkatësisht ndarja e shkollës periferike në fshatin Kopanicë nga Sh.F.K ,,Drita “ – Rashçe, e cila do të bartë emrin Sh.F.K “ 7 Marsi“.

Numri i nxënësve të cilët do të regjistrohen në Sh.F. “7 Marsi” do të arijë 277, të shpërndarë në 18 paralele dhe do të fillojë me punë në vitin e ardhshëm shkollor 2024/2025, pas pranimit nga Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimi për verifikim nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Urime stafit të shkollës, nxënësve dhe të gjithë banorëve të Kopanicës!

Banner

Related posts

Doc.Dr. Rina Ajdari kandidate për deputet nga Fronti Europian

Gjyla Halili

Mickoski nesër për vizitë në Komunën e Tetovës

Gjyla Halili

Kostadinov: Të ulen pagat e funksionarëve, parat e kursyera të investohen në masat kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili