AKTUALE

Gjorgjievi: Operohet me listën e pritjes prej 120-150 persona të cilët presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe

Banner

Po bëhet operim me listë të pritjes prej 120-150 persona që presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, deklaroi sot Dushko Gjorgievi, kryetar i “Nefron”-it në shënimin e Ditës Botërore e Veshkave.

“Në mungesë të transplantimit të vazhdueshëm dhe të shtuar të kadaverit, ajo listë nuk pasurohet sepse duhen bërë tipizime dhe ekzaminime që kushtojnë, ndërsa kemi një numër shumë të vogël të transplanteve kadaverike ose kemi vite që nuk kemi aspak. Apeli ynë është që nëse transplantimi kadaverik ringjallet, atëherë edhe ajo listë do të rritet”, sqaroi ai.

Presim, shtoi, nga ata 1500 – 1600, të paktën një e treta do të jetë në listën për pritje.

“Duhet të lavdërojmë se listë për pritje për dhurues të gjallë nga një dhurues i njohur tashmë nuk ekziston, por secili që do të sigurojë veshkë nga dhurues i afërt, menjëherë, për një kohë të shkurtër derisa bëhen tipizime, transplantohet”, u përgjigj Gjorgievi. 

Nga Shoqata thanë se anëtari më i ri i dializës është katër vjeç, ndërsa më i moshuari 92 vjeç.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Pakënaqësitë brenda BDI-së janë normale, ankesat e oponentëve janë të pakuptimta

Gjyla Halili

SHBA-ja e kthen vëmendjen edhe një hërë te Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe e Prespës❗️

Gjyla Halili

NJERIU QË JETOI NË SHËRBIM TË ZOTIT DHE VATANIT

Gjyla Halili