Komuna e Tetovës së bashku me Inspektoratin komunal, Departamentin për veprimtari komunale dhe mjedis, këtë muaj janë duke realizuar një sërë aktivitetesh për ngritjen e vetëdijes për mjedis të pastër.
Deri më tani janë mbuluar disa shkolla, ndërsa sot aktivitetet në kuadër të “Muaјit të ndërgjegjësimit mjedisor” janë realizuar në bashkëpunim me shkollën fillore “Naim Frashëri”.
Nxenesit përgatitën një leksion të shkurtër mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për një mjedis jetese më të pastër dhe më të sigurt. Vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë edhe shkollat e tjera të komunës sonë.
“Aksionet mjedisore në pjesën e sensibilizimit të qytetarëve, në pjesën e ruajtjes së mjedisit të shëndetshëm, ne përcaktuam se mënyra më e mirë është përmes shkollave, përmes fëmijëve, sepse duhet të mësojmë që në moshë të vogël se mjedisi duhet mbrojtur, të mos hidhen mbeturina kudo, por në vendet ku janë vendosur koshat. Vlerësojmë se ky aksion edukativ do të ndikojë dhe se pas punës me prindërit e tyre dhe aktorët tjerë në shoqëri do të kemi një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Për vërejtjen e gazetarit se pavarësisht njoftimeve nuk ka angazhim më të madh dhe rrugët e qytetit janë ende plot pluhur dhe baltë, Kasami bëri të ditur se do të blihet një cisternë vetëm për këtë qëllim.
previous post