AKTUALE

Përmes TAV janë realizuar 70 projekte

Përmes programit TAV deri më tani janë realizuar pothuajse 70 projekte, ndërsa mbeten për t’u realizuar edhe 23, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas inspektimit të aktiviteteve për adaptimin e hapësirës të ndarë për Orkestrën e re të xhazit.

Vlera e përgjithshme e programit është 49.7 milionë euro.

“Projektet që realizohen në të gjitha komunat janë infrastrukturore dhe rrjedhin nga nevojat e qytetarëve pikërisht për atë që kërkojnë”, theksoi Bytyqi.

Projektet infrastrukturore janë fonde të TAV-it që ishin të destinuara për ndërtimin e kargo aeroportit në Shtip, por që u ridedikuan.

Për përshtatjen e hapësirës së Orkestrës së xhazit, Qeveria ka ndarë 11,7 milionë denarë, prej të cilave 10 milionë janë mjete nga programi TAV, ndërsa pjesa tjetër nga Ministria e Kulturës.

Banner

Related posts

Tubimi VMRO-DPMNE, sulmohet ekipi i TV 24/ SHGM dënon sulmin – VMRO DPMNE mohon se incidenti është shkaktuar nga organizatorët e tubimit!

Gjyla Halili

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Liria” e vizituan Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili

Diaspora infuzion ekonomik për Maqedoninë e Veriut

admin