AKTUALE

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell

Banner

Moti sot do të jetë i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit, me erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, njofton DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell si dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 5, ndërsa ajo maksimale nga 10 deri 17 gradë Celsius.

Nga DPHM informojnë se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe me vranësira me periudha me diell, përveç të dielës, kur priten reshje lokale të shiut. Temperaturat gjatë ditës do të jenë pa ndryshime të theksuara.

Banner

Related posts

Lëvizja Populli mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor

Gjyla Halili

Në Guci bashkohet “Forumi Shqiptar” dhe “UDSh”, Nik Gjeloshaj: Të bashkuar do të arrijmë zhvillim dhe progres në çdo fushë

Gjyla Halili

Ahmeti për gjyqin në Hagë: Të bëjmë grevë në Europë e në SHBA

Gjyla Halili