AKTUALE

Osmani: Shqiptarët në Maqedoni e kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku foli për disa çështje.

Ndër të tjera, Osmani u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka këtë, njofton Klankosova.

Ai u shpreh se kanë edhe gjuhën zyrtare dhe siç u shpreh, të gjitha institucionet janë mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet.

“Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka flamurin kombëtar zyrtar”.

“Ne e kemi atje, si shtet i vetëm në botë që ka flamur zyrtar, flamur që e ka edhe një shtet tjetër, ne kemi gjuhën zyrtare, të gjitha institucionet janë tani mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet”, u shpreh ai.

Banner

Related posts

Mariçiq: Puna e KSHPK-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Edhe krahas premtimeve të Toshkovskit, dhënia e dokumenteve të udhëtimit vonon nga dy muaj e gjysmë

Gjyla Halili

Mickoski për Pendarovskin: Qytetarët ta ndihmojnë që të largohet nga Maqedonia

Gjyla Halili