AKTUALE

Demiri: 78% e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës

Banner

Demiri: 78% e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës
Demiri: 78% e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës
Publikuar 15:57 12 Mars, 2024
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, me rastin e 12 marsit – Ditës evropiane për rritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, theksoi se dhuna kundër mjekëve është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj.

Demiri thotë se punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës, që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor.

“Të dhënat e Odës së Mjekëve flasin se 78 përqind e mjekëve kanë raportuar se janë ballafaquar me ndonjë lloj dhune në vendin e punës, ndërsa 80 përqind janë ballafaqur me dhunë verbale. Këto janë të dhëna të tmerrshme, që tregojnë se në çfarë shoqërie jetojmë. Në shoqëri nuk duhet të ketë tolerancë për dhunën ndaj mjekëve, pasi kjo paraqet pasiguri edhe për pacientët”, tha Demiri.

Ndryshe, vitin e kaluar janë bërë ndryshime në Kodin Penal, me të cilat dhuna ndaj mjekëve në kryerjen e punëve profesionale, konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar, që është vepër penale dhe parashihet dënim me burg.

Banner

Related posts

Syrja Rashidi drejtor në Mepso, deputet i ri Remzi Mehmedi

admin

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit

Gjyla Halili

Dr.Ridvan Asani kandidat për Degën e BDI-së në Kumanovë

admin