AKTUALE

Mickoski: Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të tregojnë nëse është ndarë ndihmë shtetërore për “E-GO”! Nëse është paguar edhe një cent, duhet të ketë përgjegjësi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të përgjigjen nëse shteti i ka ndarë ndihmë financiare për kompaninë “E-Go”, për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë, kompani kjo që u raportua se tashmë ka bankrotuar.

Mickoski thotë se nëse i janë paguar para kësaj kompanie, atëherë qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

“Nëse është paguar çfarëdolloj ndihme shtetërore, edhe një cent, ai që e ka bërë këtë, ka bërë vepër të madhe penale dhe keqpërdorim të parave të popullit dhe do të përgjigjet për atë që e ka bërë, edhe pse ne nga fillimi paralajmëruam se kjo është edhe një gënjeshtër laramane në sytë e zgjedhjeve të atëhershme lokale në komunën e Tetovës, kur kishte sërish zgjedhje për Këshill”, the mes tjerash Mickoski.

Banner

Related posts

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili

Konkursi i gjuhës shqipe mbledh 930 shkolla nga e gjithë Shqipëria

Gjyla Halili

Pendarovski: Do dal fitues, VMRO-DPMNE sabotoi të ardhmen euroatlantike

Gjyla Halili