AKTUALE

Nga sot në Shkup do të jepen letërnjoftime në stacionet kompetente policore, sipas vendbanimit

Ministria e Punëve të Brendshme fillon sot me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit.

“Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe e pamjaftueshme efikase, dhe në të njëjtën kohë nuk ka të kenë efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme njofton se sot në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore do të nisë një proces i ri për dhënien e letërnjoftimeve, sipas vendit ku jeton të shënuar në letërnjoftim.

Çdo qytetar do të mund të ketë qasje në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë kartën e përfunduar të letërnjoftimit.

Banner

Related posts

Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare

Gjyla Halili

Mexhiti, Mickoski e Limani marshuan për pavarësinë e Ukrainës

Gjyla Halili

Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Gjyla Halili