AKTUALE

U.D. Mufti i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili uron muajnë e shejtë të Ramazanit

Të nderuar besimtarë e besimtare , vllezër e motra, nesër fillon muaji i bekuar i  Ramazanit, muaj i Kuranit Fisnik, muaji i agjërimit, i mirësisë i lutjeve dhe adhurimeve.  Është muaj në të cilin besimtarët e besimtaret, përmes adhurimeve lutjeve dhe veprave të mira synojnë të arrinë në grada më larta morale për t’i bërë këto vlera të këtij muaji pjesë të personalitetit në jetën e kësaj bote dhe për ta fituar edhe botën tjetër.
Nëpërmjetë mirësive që na ofron ky muaj besmitari bëhet më bujar, më solidar, më
durimtar, më i drejtë, më modestë më i sjellshëm si dhe më i devotshëm që njeherit kjo është qëllimi kryesor i agjërimit gjatë këtij muaji.
Ramazani vjen për t’ju shtruar  shpirtrave tonë një sofër të madhe me ushqime shpirtërore që Mëshirdhuruesi e jep dhuratë për gjatë këtij muaji. 
Ramazani është mundësia e artë që besmitari nëpërmjet lutjeve dhe veprave të mira  ka mundësi t’i shlyej mëkatet e të  dalë më i dëlirë dhe më i pasur shpirtërisht e moralisht. Andaj të përfitojmë nga kjo klimë e bekuar e këtij muaji duke u përkushtuar me sinqeritet dhe bindje të thellë që Allahu Mëshirdhurues e Falës i falë të gjithë ata që kërkojnë falje e mëshirë.
Shfrytëzoj rastin që në emër të Myftinisë së Tetovës, hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive  të ju bëj për hajr këtë muaj të bekuar duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na i pranojë të gjitha adhurimet, ibadetet e lutjet tona që do t’i bëjmë gjatë këtij muaji të bekuar.

Urime muaji i bekuar i Ramazanit.

U.D. Mufti i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili     
10.03.2024

htps://www.facebook.com/share/v/8gEQ7QVxroe5zfP9/?sfnsn=mo&mibextid=6aamW6

Related posts

Universiteti i Tetovës dhe kompania Alpak – Eko nënshkruan memorandum bashkëpunimi

admin

18 të punësuarit në Toksikologjisë që katër muaj pa paga!

Gjyla Halili

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

Gjyla Halili