AKTUALE

Blenë 900 euro të falsifikuara. Më pas bënë pazar në Kumanovë dhe Kriva Pallankë

Banner

Policia arrestoi 5 persona për falsifikim eurosh. Të arrestuarit kanë përdorur kartëmonedha të falsifikuara prej 100 eurosh, të cilat i kanë “marrë” në Shkup. Ata kanë paguar tre herë më “lirë” për paratë false.

Policia nëpërmjet një deklarate ka sqaruar të gjithë rastin:

“Me datë 08.03.2024, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ekonomik në SPB Kumanovë në fshatin Rankovcë kanë privuar nga liria A.A. (31) nga Shkupi, I.M. (23) nga Kriva Pallanka, D.S. nga Shkupi, M.A. (24) nga Shkupi dhe Z.R. nga Shkupi.

Ata dyshohet se në muajin shkurt kanë kryer veprën “Falsifikimi i parave” të parapara dhe të dënueshme nga neni 268 i Kodit Penal duke kontaktuar një person nga Shkupi i cili u ka ofruar kartëmonedha të falsifikuara në prerje prej 100 euro dhe për shumën prej 18.000 denarë i kanë blerë 9 kartëmonedha të falsifikuara në prerje prej 100 euro. Në muajt shkurt dhe mars kanë blerë produkte nga subjekte të ndryshme juridike në pesë raste në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, me çka kanë përfituar dobi pasurore kundërligjore prej 500 euro”.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

Banner

Related posts

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut e gatshme për reformat dhe integrimin evropian

Gjyla Halili

Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada kërkon drejtësi të paanshme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe mbështet protestën paqësore në Prishtinë

Gjyla Halili

Bilall Kasami  “uzurpon” një parking të huaj, shet atë publik!

Gjyla Halili