AKTUALESHQIPËRI

Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës është nën hetimet nga SPAK

Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak ka treguar mbi shkeljet dhe abuzimet që ka kryer bashkia e Tiranës.

Alimehmeti është shprehur për mediat se prokuroria ka sekuestruar materialet zyrtare pas kompania 5D e cila drejtohet nga drejtorët e bashkisë së Tiranës ka kryer korrupsion të vazhdueshëm në përfitimin e tenderave me vlera miliona euro.

“Sipas denoncimeve më në fund ka filluar me këmbë shumë të ngadalë hetimet. Kjo kompani e cila është përbërë nga drejtorët dhe e drejtuar nga ato merr tendera nga bashkia e Tiranës. Kompania 5d ka fituar rreth 11 milionë euro pavarësisht se ka pasur oferta më të mira se kjo.

Në gjuhë teknike kjo ka termin flamuj të kuq, dhe nuk duhet të prisnim që të jepeshin 14 tendera dhe institucionet të reagonin. Dimë që tani disa materiale janë konfiskur dhe po hetohet nga drejtësia, i ngadaltë sepse u bë 1 vit që është denoncuar nga opozita.

Për këtë çështje dhe për të tjerat ka shkelje të vazhdueshme nga bashkia e Tiranës. Si çdo familje në radhë të parë përgjegjësia i takon kryefamiljarit nëse nuk funksionojnë gjërat. Është detyrim ligjor që njëher në muaj të mblidhet këshilli bashkiak, gjë që nuk është respektuar pasi në gusht të viti 2023 dhe në tetor nuk ka pasur mbledhje të Këshillit bashkiak. “, theksoi Alimehmeti./CNA

Related posts

Sindikata e Qendrës Klinike arrin marrëveshje për rritjen e pagave

admin

Halil Matoshi: Kryeministri shqiptar, politikë largpamëse e Ali Ahmetit, shprehje e vizionit për shtet dykombësh

Gjyla Halili

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

Gjyla Halili