AKTUALE

“Jehona e Malësisë” nesër organizon darkën e parë për  mbledhje fondesh

Shoqata ” Jehona e Malësisë” më 10 mars do të organizojë darkën e parë për mbledhje fondesh.

Me këtë rast fton të gjithë bashkatëdhetarët që të marin pjesë në këtë mbrëmje me ç’rast do të kenë mundësinë të njihen nga afër dhe me punën e shoqatës, rezultatet dhe projektet e realizuara gjatë këtyre dy viteve, njëherit dhe me projektet dhe aktivitetet që priten të realizohen në të ardhmen.

Ja postimi plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se të dielën, më datë 10 mars 2024 në ora 6 të mbrëmjes pranë sallës së Agronit dhe Teutës te Kisha e Shën Palit në Rochester Hills, shoqata “Jehona e Malësisë” do të mbajë Darkën e parë për mbledhje fondesh. Kjo do të jetë një mundësi që shoqata të prezantojë punën e saj, rezultatet dhe projektet që ka arritur gjatë dy viteve të para, si dhe të promovojë qëllimet dhe aktivitetet e saj të ardhshme, që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në Michigan dhe vendlindjen tonë, në drejtim të prosperitetit dhe përparimit të përgjithshëm të kombit tonë.
Së bashku drejt bashkimit.

Shoqata “Jehona e Malësisë”

Related posts

Si të kuptosh nëse do të të vrasin këpucët

admin

Pendarovski nga Tetova: Opsioni im është pa konflikte, dhe opsioni tjetër është me ndarje dhe tensione

Gjyla Halili

Ali Ahmeti ju drejtohet qytetarëve për ditën e pavarsisë

Gjyla Halili