AKTUALE

Faton Ahmeti: Të gjitha betejat i kemi fituar, me Bujarin president të gjithë qytetarët do të ndjehen të përfaqësuar



Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë, Faton Ahmeti, pas Konventës madhështore të promovimit të kandidatit për president të Bujar Osmanit, ka theksuar se BDI dhe Ali Ahmeti “gjithmonë i ka zgjedhur betejat e rënda politike dhe të njëjtat i ka realizuar me sukses, duke filluar nga avansimi i përgjithshëm i shqiptarëve deri te menaxhimi me funksionet e larta shtetërore , siç janë: Kryeparlamentari, Kryeministri dhe tani Presidenti i vendit”.

Me Bujarin – President, të gjithë qytetarët e vendit do të ndihen të nderuar dhe të përfaqësuar, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Sot po fillojmë një proces të ri dhe madhështor për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Komandantin e UÇK-së, z. Ali Ahmetin, gjithmonë ka zgjedhur betejat e rënda politike dhe të njëjtat i ka realizuar me sukses, duke filluar nga avansimi i përgjithshëm i shqiptarëve deri te menaxhimi me funksionet e larta shtetërore , siç janë: Kryeparlamentari, Kryeministri dhe tani Presidenti i vendit.
Dr. Bujar Osmani është kuadër i dëshmuar si në profesionin e mjekut ashtu edhe në diplomaci. Mandatin e fundit qeverisës, diplomacia e Maqedonisë së Veriut ka qenë ndër më të suksesshmet në historinë e shtetit, duke e shndërruar vendin në një epiqendër rajonale dhe botërore, të vendimeve të rëndësishme politike.
Me Bujarin – President, të gjithë qytetarët e vendit do të ndihen të nderuar dhe të përfaqësuar.
Kemi dëshmuar dhe do të dëshmojmë edhe në të ardhmen se kemi kapacitet dhe guxim për t’u prirë proceseve që janë në të mirën e të gjithë qytetarëve.
Na priftë e mbara!

Related posts

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

Gjyla Halili

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Gjyla Halili

Takimi Xhemaili-Sabriu: Promovimi i iniciativave të politikave sociale do ta bëj vendin destinacion tërheqës për investitorët

Gjyla Halili