AKTUALE

Kovaçevski: Mbështetje për prodhimin e duhanit

Prodhuesve të duhanit sivjet do t’u paguhet për 20 denarë subvencione më të larta për duhanin, gjegjësisht 100 denarë për klasin e parë, 90 denarë për klasin e dytë dhe 80 denarë për klasin e tretë. Pagesa e subvencioneve do të bëhet në fund të marsit dhe fillim të prillit. Kjo është pjesë e shqetësimit për rritjen dhe zhvillimin e prodhimit të duhanit, i cili nëpërmjet eksporteve siguron çdo vit 120 milionë euro hyrje valutore. Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm të pasdites me prodhuesit e duhanit në Qendrën e Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep, duke folur për kushtet dhe zhvillimin në prodhimtarinë e duhanit.

Rritja e subvencioneve pritet edhe në periudhën e ardhshme, si dhe mbështetje shtesë për shitësit e duhanit.

“Gjithsej i llogaritur, me çmimin mesatar vjetor të duhanit prej 365 denarë, secili prodhues i duhanit me subvencionin do të marrë 465 denarë për duhan të dorëzuar të klasit të parë. Ndërsa këtë vit, pothuajse e gjithë prodhimi i duhanit është i klasit të parë. Nga Prilepi dua të them se kujdesi për degët e orientuara drejt eksportit, siç është prodhimi i duhanit, do të vazhdojë edhe në mandatin e dytë të qeverisë së LSDM-së. Ndryshe, eksporti i duhanit kontribuon në buxhetin e republikës në vit me 120 milionë euro të hyra devizore”, theksoi Kovaçevski.

Me programin e ri të LSDM-së, siç theksoi, për vitin 2024, fermerët e duhanit do të marrin 6.000 denarë për hektar sipërfaqe të kultivuar, me çka do të fitojnë të drejtën e shfrytëzimit të 100 për qind të kostos së naftës nga viti 2025, kur për hektar do të jetë 12.000 denarë për naftën e gjelbër.

“Për më tepër, programi i ri i LSDM-së parasheh rritje të shumës së subvencioneve në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2028, kur për bujqësinë janë planifikuar gjithsej 750 milionë euro, që është 30 për qind rritje e subvencioneve në krahasim me katër vitet e fundit, që do të kontribuojë në rritjen e eksporteve deri në 1,2 miliardë euro”, tha Kovaçevski.

Related posts

Drejtori Selami viziton laboratorin për presion

admin

Oda e Mjekëve: Punonjësit shëndetësorë janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor

admin

Ahmeti: Lufta e UÇK ishte e pastër, uroj lirim të shpejtë për çlirimtarët

admin