AKTUALE

Faton Ahmeti kujton mësuesit tij Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, “Mësuesi prindi i dytë për çdo nxënës”

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti sot  në ditën e mësuesit ka zgjedhur që të bëj një urim të veçantë për mësuesit e tij duke kujtuar se mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës, dhe kjo ndjenjë kuptohet gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës, shkruan Top24

Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit!
Mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës, dhe kjo ndjenjë kuptohet gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës.
Edhe sot më kujtohen këshillat dhe mësimet nga mësuesit e mi të shkollës fillore, Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, të cilëve u jam mirënjohës për tërë jetën.
I falënderoj dhe i uroj të gjithë mësuesit dhe mësueset për festën e 7 marsit, duke kujtuar gjithmonë rolin e tyre të veçantë në avansimin e shoqërisë.

Banner

Related posts

Mexhiti takoi ministrin e mbrojtjes Pirro Vëngu

Gjyla Halili

Anulimi i vendimit që ndalon importin e mallrave serbe, “kusht” shtesë për heqjen e masave të BE-së

admin

Xhezair Shaqiri -Hoxha flet për rolin e romëve në luftën e vitit 2001

Gjyla Halili