AKTUALE

7 marsi/ Ahmeti: Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar një urim të përzemërt të gjithë mësuesve dhe mësueseve me rastin e festës kombëtare të 7 marsit.

Ahmeti në urimin e tij ka thënë se duhet të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes.

Sipas tij, në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit.

Urimi i plotë:

Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona me rastin e festës kombëtare të 7 marsit. Le të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes dhe me këtë ruajtën indin tonë kombëtar nga kthetrat e asimilimit. Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit dhe mbjelljen e atdhedashurisë tek brezat e rinj që nuk duhet të harrojnë të kaluarën e lavdishme dhe me dije duhet të vazhdojnë të prijnë kauzat e reja kombëtare.Duke kujtuar 137 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, le të reflektojmë sot mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit, mbi peshën e tre universiteteve tona kombëtare që sot janë fole të padiskutueshme të përparimit! Gëzuar 7 marsin! E përjetshme qoftë gjuha jonë e bukur!

Banner

Related posts

Qeveria fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

admin

10 milion kanaçe Golden Egale janë shitur në Gjermani

Gjyla Halili

Koalicioni VLEN në koordinim, bëhet e ditur qëllimi i takimit dhe konkluzat

Gjyla Halili