AKTUALE

Ndihmës drejtori i policisë së Uniformuar Argjend Osmani takon delegacionin nga Policia Federale e Republikës së Austrisë

Ndihmës drejtori i policisë së uniformuar Argjend Osmani i cili ditë më parë ka pranuar një nga detyrat më të rëndësishme të policisë së shtetit sot ka karyesuar tekimin e Ministris së punëve të brendshme me Policinë Federale të Republikës së Austrisë. Siç ka bërë të ditur edhe në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Brendshme Osmani në takim me Austriakët ka biseduar për shumë tema të rëndësishme dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave me të vetmin qëllim përmirësimin e punës dhe fikastitetit të policisë së uniformuar.

Sot (06.03.2024) në objektin e Policisë Kufitare në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Austrisë, një delegacion nga Byroja e Sigurisë Publike i udhëhequr nga ndihmësdrejtori i Departamenti i Policisë me Uniforma Argjent Osmani realizoi takim pune me një delegacion të udhëhequr nga drejtori i Policisë Federale të Republikës së Austrisë Michael Takac, i cili po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 05 deri 06.03.2023.

Në takim u diskutuan temat me interes të ndërsjellë për sigurinë e dy vendeve, ndërsa u shkëmbyen mendime dhe përvoja me qëllim të përmirësimit të punës policore të dy vendeve përmes komunikimit dhe bashkëpunimit tashmë të vendosur dhe intensiv që kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve reciproke, veçanërisht në drejtim e nxitjes së bashkëpunimit operacional. Më tej u diskutua thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, veçanërisht në fushën e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë në trafikun rrugor.

Related posts

Izet Mexhiti dhe Arben Fetai në Nikushtak për mbylljen e deponisë së egër

Gjyla Halili

Fari Iseni: Problemeve si ky, po u vjen fundi

Gjyla Halili

Arsovska: Këshilltarët e VMRO-së janë fajtorët kryesorë që qyteti është nën bllokadë

Gjyla Halili