AKTUALE

IPIS: BDI i fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Instituti për Kërkime Politike IPIS – Shkup, ka realizuar dhe ciklin e dytë të sondazheve për njesitë zgjedhore në të cilat partitë shqiptare marrin si zakonisht numër më të madh të deputetëve.

Nga rezulatatet e publikuara, del që Bashkimi Demokratik për Integrim, është partia fituese në kampin shqiptar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe atë në zonat 1,2,5 dhe 6.

Sipas rënditjes, në njësinë zgjedhore numër 1, BDI në zgjedhjet parlamentare do të siguroj 6.8% të votave shqiptare, pasuar nga VLEN me 4.5% dhe ASH-ja me 1.8%.

Në njësinë zgjedhore numër dy, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave dhe pas tij do të vinin të gjitha partitë tjera shqiptare po edhe koalicioni opozitar VLEN, që sipas sondazhit në këtë zonë do të merrte 4,8% të votave, pasuar nga ASH-ja me 2%.

Sipas IPIS-it, Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike dhe në zgjedhjet e 8 majit do të siguronte 6.7%, kurse pas BDI-së është opozita VLEN me 2.3% dhe ASH-ja me 2.9%, për njësinë e 5-të zgjedhore.

Fitore BDI-ja sipas IPIS do të shënoi edhe në zonën zgjedhore numër 6-të.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, BDI-ja në zonën zgjedhore numër 6 do të merrte 17,5%, kurse pas e ndjekin VLEN me 15.4%, VMRO-ja me 8.5%, Aleanca për Shqiptarët me 7.2%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit./indeks.mk/

Related posts

“Shumica e deputetëve shqiptarë, përcaktuese në zgjedhjen e Presidentit të Maqedonisë së Veriut”/ Osmani: Koha t’i tejkalojmë kufijt etnikë…

Gjyla Halili

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Gjyla Halili

Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

Gjyla Halili