AKTUALE

Trendi i podkasteve, Iseni: Hap i guximshëm i Osmanit

Banner

Politologu Xhenur Iseni ka komentuar podkastin e kryediplomatit Bujar Osmani, INFORMALE.

Ai ka thënë se ky është hap i guximshëm i Osmanit për të qenë në trend me podcast, si media unike.

Shton se vizioni i proklamuar në Podcast duket mjaft modest

“Podcasti si format inovativ po merr hov kudo. Interesante për të dëgjuar një anë tjetër, jo vetëm e njerëzve të zakonshëm, por edhe të politikanëve. Në fakt, një anë ndryshe të politikanëve duam ta njohim të gjithë ne. Hap i guximshëm i Osmanit për të qenë në trend me podcast, si media unike. Është kohë e vlerave dhe nuk duhet zgjedhur mënyra se si t’i rrahim idetë dhe vizionet tona. Toni i Osmanit është menaxherial, jo hilialist dhe nuk premton se metodologjia e tij do ta kthejë këtë shoqëri në një parajsë moderne. Vizioni i proklamuar në Podcast duket mjaft modest. Një shoqëri e informuar në këtë mënyrë do të jetë një shoqëri që funksionon me më pak probleme…”, ka shkruar Iseni në facebook.
Kujtojmë, Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të shtetit.

Banner

Related posts

Grubi: Pjesë e platformës tonë zgjedhore padyshim se do të jenë kërkesat që dalin nga të gjitha odat ekonomike

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Mexhiti sërish gënjen dhe manipulon, edhe ministria e punëve të brenshme e mohon

Gjyla Halili