AKTUALE

Haradinaj: Ali Ahmeti, lider historik, i fiton bindshëm edhe këto zgjedhje

Duke folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe të arriturat e shqiptarëve nga 2001 e këndej, Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj në “Politiko” në Kanal 10 ka thënë se Ali Ahmeti është lider historik i shqiptarëve të Maqedonisë.

Sipas Haradinajt, të arriturat nga 2001 e këndej janë aq të mëdha saqë dikur për të njëjtat ske mundur të mendosh e të ëndërosh.

“Nuk mbajmë anë, e pranojmë publikisht dhe botërisht, Ali Ahmetin e kemi mik. Mendoj që të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni janë të jashtëzakonshme. Prej një Maqedonie ku shqiptarët në 2001 kanë qenë në një gjendje mizerje. Edhe vet imagjinata ime nuk e ka thënë që vjen një ditë ta shohim ëndër një kryeministër shqiptar ose një kryeparlamentar, ose një ministër të jashtëm, apo ministër i financave dhe i mbrojtjes. Pra, mendoj që ka të arritura të panumërta tek shqiptarët e Maqedonisë”, tha mes tjerash Haradinaj.

Foli edhe për përzierjen e kryeministrin Kurti në politikën e Maqedonisë. Thotë se është mirë që Kurti të koncentrohet në zgjidhjen e problemeve të brendshme me të cilat përballet Kosova.

“Kemi shumë probleme të brendshme, do ishte mirë që ai të koncentrohet këtu edhe ti lusi edhe ata që të mos përzihen në Kosovë. E jo, ne tash të shkojmë tu mbajmë ligjerata, sepse e dimë që në Shqipëri, z.Kurti nuk doli mirë. Jam i mendimit që duhet ta lëmë popullin shqiptar në Maqedoni ta përcaktojë vet fituesin. Nëse shohim se çfar numrash po dalin në sondazhe, Alia prap do të del me numra i pari dhe bindshëm do të fitojë, por shqiptarët tash nuk duhet të vrapojnë se kush do të hyjë në Qeveri e të bëhemi me një koalicion që është anti-shqiptar. Këtu duhet të kemi kujdes, më mirë është shqiptarët të bashkohen e të bëhen në koalicion me atë subjekt që i pranon kërkesat e shqiptarëve”, deklaroi Haradinaj.

Related posts

Apasiev i Levicës: UÇK dhe BDI në këmbë për Bujarin, ne po dështojmë

Gjyla Halili

Të gjitha vendimet e sotme të Qeverisë së Kosovës

admin

“Dita e Plisit”, Shkupi sot feston Pavarësinë e Kosovës

Gjyla Halili