AKTUALE

Gjykatat “Ping pong” me lëndën e Merkos, Penalja e çon lëndën në Strugë

Gjykata Penale e Shkupit është shpallur jo kompetente për të vendosur lidhur me akuzën kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko, të ngritur nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe pas vendimit përfundimtar do t’ia dorëzojë Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë.

Gjykata njofton se duke marrë parasysh ligjin për gjykatat, ndryshimet e fundit në kodin penal, si dhe kualifikimin ligjor nga propozim-akuza, vendosi se departamenti i specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk është kompetent për të gjykuar.

“Nisur nga e gjithë kjo, kompetencë faktike për të vepruar është gjykata me kompetencë themelore në territorin e së cilës është kryer vepra penale”, njoftoi gjykata penale.

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Ramiz Merkos për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së një automjeti luksoz Audi A6 në vlerë 70 mijë euro, në periudhën kur komunës i ishte bllokuar llogaria e komunale.

Merko atë kohë pohoi se Audi A6 70 mijë euro nuk është makinë luksoze, sepse edhe qytetarët e zakonshëm drejtojnë makina 100 mijë euro. Komunës i është dashur të blihen automjete të reja, sepse të vjetrat janë konsumuar. (INA)

Banner

Related posts

“Fronti Europian ende s’ka vendosur nëse do ta votojë Afrim Gashin për kryeparlamentar”/Aziri: Çka t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve?

Gjyla Halili

Analistët: Talat Xhaferi hap rrugën për një kryeministër me mandat të plotë!

Gjyla Halili

Tragjedia në Koçan, BDI: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale

Gjyla Halili